Belë - Stanet e Pobregut
Belë – Stanet e Pobregut
Belë – Stanet e Pobregut
Gjatësia e shtegut: 7.6 km
Lartësia max: 1766 m
Lartësia min: 848 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 6 orë
Ky shteg fillon nga fshati Belë në lartësinë 848 m mbi nivelin e detit e përfundon në vendin e njohur si Stanet e Pobregut në lartësinë 1766 m mbi nivelin e detit. Ky segment është pjesë e shtegut që lidh Stanet e Pobregut me Kroin e Kinzës e në vazhdimë me Zhurin. Në shteg hasesh me gërshetimin e pyjeve halorë me fletorë si dhe me plotë lule shumëngjyrëshe, që e bejnë të duket porsi një tapet mbi këto male. Ky është një ndër shtigjet më panoramike në çdo stinë të vitit.
Shtegu “Belë – Stanet e Pobregut” ndodhet në Parkun Natyror “Korab – Koritnik”.




