Qafa e Llogarasë – Maja e Qores
Qafa e Llogarasë – Maja e Qores
Gjatësia e shtegut: 5 km
Lartësia max: 2010 m
Lartësia min: 1478 m
Vështirësia: e lartë
Kohëzgjatja: 4 orë
Ky shteg përshkon pjesën lindore te Parkut Kombetar “Llogara”, nis nga Qafa e Llogarasë e deri në pikën që quhet Maja e Qorës. Peizazhi është interesant, me pika panoramike që shfaqen si në anën e Gjirit të Vlorës edhe në pjesën e Palasës e bregdeti i Dhërmiut.
Gjatë shtegut mungojnë burimet me ujë të pijshëm si dhe nuk ofrohet asnjë strukturë turistike apo shërbim. Këpucët dhe veshjet duhet të jenë të përshtateshme si për ecje të lehtë por edhe të sigurt për arsye të prezencës së nepërkave dhe gjarpërinjve në periudhën Maj – Tetor. Jo e gjithë gjatësia e shtegut mbulohet nga operatorët telefonik.
Flora përfaqësohet me llojet si: Pisha e egër (Pinus halepensis), Rrobulli (Pinus heildreichi), Lis (Quercus petraea), Qarr (Quercus cerris), Bredhi i maqedonisë (Abies borisi-regis Mattf.), Pisha e zezë (Pinus nigra) dhe Bushi (Buxus sempervirens L)
Fauna e zonës përfaqësohet nga Lepuri (Lepus capensis), Huta (Buteo buteo), Dhelpra (Vulpes vulpes), Qukapiku (Picus canus), Ujku (Canis lupus), Thëllëza e malit (Alectoris graeca), Sorkadhe (Capreolus capreolus), derri i egër (Sus scrofa) etj.






