Llogara – Qafa e Thellë

Llogara – Qafa e Thellë

Gjatësia e shtegut: 4.3 km

Lartësia max: 1212 m

Lartësia min: 806 m

Vështirësia: mesatare

Kohëzgjatja: 3 orë

Koha e rekomanduar për frekuentim: gjithë vitin

 

Ky shteg nis nga Qendra e Vizitorëve në Parkun Kombëtar “Llogara” dhe vijon në thellësi të pyllit të Llogarasë. Në pikën që njihet si Qafa e Thellë mund te shijohet panorama mbresëlënëse e Gadishullit të Karaburunit dhe detit Jone.

Gjatë shtegut mungojnë burimet me ujë të pijshem si dhe nuk ofrohet asnjë strukturë turistike apo shërbim. Këpucët dhe veshjet duhet të jenë të përshtateshme si për ecje të lehtë, por edhe të sigurt për arsye të prezencës së nepërkave dhe gjarpërinjve në periudhën Maj – Tetor. Jo e gjithë gjatësia e shtegut mbulohet nga operatorët telefonik.

Shkarko Harten Offline
Llogara – Qafa e Thellë
?
Export