Breg Lumi (Shalë) –Lekbibaj (Tropojë)

Breg Lumi (Shalë) –Lekbibaj (Tropojë)

Gjatësia e shtegut: 21 km

Lartësia min: 319 m

Lartësia max: 1340 m

Vështirësia: mesatare

Kohëzgjatja: 8 orë

Shtegu fillon me ngjitjen në fshatin Breg Lumi (Shalë, Shkodër) pranë Monumentit të Natyrës “Bliri te Ura e Shalës” e më pas kalon në Monumentin e Natyrës “Portat e Shalës”. Rrugëtimi juaj vazhdon në fshatin Vuksanaj – Qafë Agrit (1340 m), pastaj zbret në Salcë, Agarit (Tropojë). Kjo ecje në natyrë do të marri rreth 8 orë vetëm vajtje dhe për këtë arsye sugjerojmë që ta nisni në Breg Lumi e ta përfundoni në Lekbibaj pa kthim në pikën fillestare. Shtegu është i përshtatshëm për tu bërë dhe me pjesë e jo i plotë.  Përgjatë shtegut ka burime ujore ku mund të mbushni termusin tuaj.

Shtegu “Breg Lumi (Shalë) –Lekbibaj (Tropojë)” gjendet pjesërisht në Parkun Natyror “Lugina e Shalës”. 

Shkarko Harten Offline
Breg Lumi (Shalë) –Lekbibaj (Tropojë)
?
Export